×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Refuzohet kërkesa për paraburgim e kërcënuesit të Berishës, caktohet masë e dorëzanisë

    Insajderi
    19 August 2023 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e dorëzanisë për Abdullah Mjeku, i cili u arrestua nën dyshimin për kërcënimin e avokatit Besnik Berisha.

    Një gjë të tillë e ka bërë të ditur avokati i tij, Rexhep Podvorica, duke shpërndarë edhe vendimin e gjykatës së Prishtinës.

    “Gjykata nuk ka caktuar paraburgimin për palën Abdullah Mjeku, dhe ka refuzuar një propozim të tillë të Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit dhe siç shihet nga vendimi, Gjykata ka caktuar masën e dorëzanisë dhe siç shihet nga fotografia e shkrepur sot me mua dhe e publikuar tani, z. Abdullah Mjeku është i lirë”, ka njoftuar ai.

    “Caktohet masa e dorëzanisë në shumën prej …, shumë e cila do të mbahet në gjiro llogarinë e kësaj gjykate, në emër të dorëzanisë për…”, thuhet ndër të tjera në vendimin e shpërndarë nga avokati i tij.

    Sqarim: Gazeta Insajderi paqëllimshëm ka raportuar gabimisht për vendimin që është marrë ndaj përsonit Abdullah Mjeku. Pas publikimit të këtij lajmi dhe pas marrjës së informatave të sakta, Gazeta Insajderit ka bërë editimin e këtij lajmi. Gazeta Insajderi ju kërkon falje lexuesve dhe të apostrofuarve që janë dëmtuar nga publikimi i informatës jo të saktë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark