×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Refuzoi dhënien e dokumenteve, arrestohet nga Policia e Kosovës në Bërnjak

    Insajderi
    20 November 2023 - 09:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bërnjak, Zubin Potok një person ka refuzuar t’i jap zyrtarëve policor dokumentet, më ç’rast ka tentuar edhe të largohet me veturën e tij.

    Sipas PK-së i njëjti kishte rezistuar edhe arrestimin e tij dhe kishte sulmuar fizikisht policët.

    Rasti është cilësuar si ‘Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave’.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte refuzuar t’i prezantoj dokumentet identifikuese dhe lejen e qarkullimit të veturës, duke tentuar të largohet me veturë. Zyrtarët policor kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin dhe më pas gjatë arrestimit i dyshuar duke rezistuar kishte sulmuar fizikisht zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark