Regjisori i “Squid Game” i humbi 6 dhëmbë, ngaqë xhirimi ishte shumë i vështirë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Regjisori i “Squid Game” i humbi 6 dhëmbë, ngaqë xhirimi ishte shumë i vështirë

    Insajderi
    12 October 2021 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për Hwang Dong-hyuk, krijuesin dhe regjisorin e “Squid Game”, njeriun që kohë më parë ishte trokë dhe e kalonte kohën duke shkruar skenarin e serialit nëpër kafene, xhirimi i “Squid Game” nuk ishte i lehtë.

    “Pasi u rrita, pyesja veten se si do të ishte të kthehesha dhe të luaja sërish lojërat e fëmijërisë?” tha ai për CNN.

    Për Hwang, “Squid Game” pasqyron “shoqërinë konkurruese” në të cilën jetojmë sot.

    “Kjo është një histori për humbësit,” tha ai – për ata që luftojnë sfidat e jetës së përditshme dhe lihen pas, ndërsa “fituesit ngrihen lart”.

    Prodhimi i “Squid Game” ishte një përvojë intensive dhe Hwang humbi gjashtë dhëmbë gjatë xhirimeve për shkak të stresit. Megjithatë ai nuk e përjashton plotësisht idenë për një sezon të dytë.

    Regjisori shtoi gjithashtu se dy nga personazhet kryesorë, Seong Gi-hun dhe Cho Sang-ëoo, të cilët janë emëruar në nder të miqve të tij të vjetër, përfaqësojnë “klonet e tij të brendshme”.

    “Ata përfaqësojnë dy anët e mia. Ashtu si Gi-hun, unë jam rritur nga një nënë beqare në një mjedis të trazuar financiarisht në Ssangmun-dong,” shpjegoi ai për CNN. “Në të njëjtën kohë, si Sang-woo, unë shkova në Universitetin Kombëtar të Seulit dhe e gjithë lagja më lavdëroi dhe kishte pritshmëri të larta nga unë.”

    Seriali është në vendin e parë në 90 vende, përfshirë edhe SHBA-në, dhe do të jetë me shumë gjasë prodhimi më i njohur i Netflix.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark