×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Regjisorja Drita Begolli organizon festivalin “Aktori dhe poeti”

    Insajderi
    16 September 2023 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Regjisorja dhe profesoresha e regjisë së teatrit, Drita Begolli, do ta organizojë festivali kulturor për letërsi dhe teatër, i cili do të mbajë emrin “Aktori dhe poeti”.

    Ky do të jetë edicioni i parë i këtij aktiviteti kulturor, gjë që shënon fillimin e një ndodhie të re artistike në vendin tonë.

    Festivali në fjalë do të fillojë më datën 18 shtator dhe do të zgjasë deri më datën 21 të po këtij muaji, ku për katër ditë rresht dashamirësit e artit dhe kulturës do të kenë mundësi të përjetojnë ngjarje artistike, lexime të poezive, takime me shkrimtarë, regjisorë, aktorë dhe dramaturgë të ndryshëm.

    Hapja solemne e këtij festivali do të bëhet në Pejë, gjegjësisht Kullën e Ministerit, të hënën, ora 11:00, ndërsa mbyllja do të bëhet të enjtën në Prishtinë, gjegjësisht me vizitën që të ftuarit specialë të këtij festivali do t’ia bëjnë monumenteve të kulturës në kryeqytetin kosovar.

    Programi i plotë:

    18.09.20230

    11:00 – 11:15 – Hapja e Festivalit në Kullën e Ministerit, Pejë

    11:15 – 12:15 – Tryeza e rrumbullakët – diskutim për temat “Poezia në teatër dhe poezia në film“

    12:30- 17:00 – Promovimi (vizita) e Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore dhe Komplekseve Memoriale të Kosovës (Mulliri i Haxhi Zekës, Kompleksin Memorial „Dëshmorët e Kombit“ etj.)

    16:00-17:00 – Poetët ndërkombëtar dhe vendorë vizitë te Nënë Ferdonia në Gjakovë.

    19.09.2023

    11:00 – 13:30 – Vizitë në Universitetin e Prishtinës „Hasan Prishtina”

    18:00 – 20: 00 – Mbrëmja Poetike (Vendi: Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve).

    20.09.2023

    12:00 – 13:30 – Promovimi i librave të shkrimtarit – Shaip Beqiri

    16:00-17:30 – Vizitë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe në parkun arkeologjik “Ulpiana”.

    18:30 – 20: 00 – Shfaqja teatrore “BARDH” në regji të Krenare Berisha.

    21.09. 2023

    12:00 – 13:30 –Promovimi i nëntë dramave të autorit nga Shqipëria –Stefan Çapaliku 

    16:00-17:30 – Vizitë në monumentet e trashëgimisë kulturore në Prishtinë.

    Krijuesit pjesëmarrësit në këtë festival

    Sabine Reichel, shkrimtare dhe gazetare (Gjermani),  

    Nora Bossong, poete (Gjermani),

     Feime Ferda, poete (Turqi),

     Mario Belezi, poet arbëresh, (Itali),

    Daniel Leuëers, poet (Francë),

    Maria Desmee, poete (Francë),

     Natasha Lako, poete (Shqipëri),

     Mevlan Shanaj, regjisor (Shqipëri),

    Josif Papagjoni, kritik i artit (Shqipëri),

    Stefan Çapaliku, shkrimtar (Shqipëri),

    Alisa Velaj, poete (Shqipëri),

    Sadik Bejko, poet (Shqipëri),       

    Puntorije Ziba, poete (RMV),

    Nurije Emrullai, poete (RMV),

    Nikollë Berishaj, poet (Mali i zi),

    Mexhid Mehmeti, poet (Preshevë),

    Flora Brovina, poete (Kosovë),

    Naime Beqiraj, poete (Kosovë),

     Shaip Beqiri, poet (Kosovë),

    Qibrije Demiri, poet (Kosovë),

    Halil Matoshi, poet (Kosovë),

    Reshat Sahitaj, shkrimtar (Kosovë),

    Behare Rexhepi, poete (Kosovë),

    Bes Camaj, poet (Kosovë),

    Emin Emini, poet (Kosovë),

     Flamur Maloku, studiues i letërsisë (Kosovë),

    Donika Gashi, poete (Kosovë),

    Albina Idrizi, poete (Kosovë),

    Shukrije Gashi, poete (Kosovë),

    Brikena Ceraja, poete (Kosovë),

    Arian Krasniqi, dramaturg (Kosovë),

    Ramë Oraca, poet (Kosovë),

    Arber Selmani, poet (Kosovë).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark