×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Regjistirmet”, “popullsis”- letra skandaloze e regjistrueses së ASK’së me përplot gabime drejtshkrimore

    Insajderi
    14 May 2024 - 18:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një letër drejtuar banorëve nga një regjistruese e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për regjistrimin e popullsisë që ka ardhur në adresë të Insajderit regjistron një “mal” me gabime drejtshkrimore.

    Në këtë letër shihen gabime elementare drejtshkrimore të llojit “regjistirmet”, “popullsis” dhe hapësira të panevojshme shtesë në mes të fjalive, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në të vërehen edhe mungesë të shkronjës “ë” dhe mungesa e dallimit të numrit njëjës dhe shumës.

    Edhe në fund, fjala respekt shkruhet me gabime drejtshkrimore: “Me rrespekt”.

    Versioni origjinal i letrës:

    Te nderuar Banor, jam… Regjistruese e Popullsis nga ASK. Ju lutem kush ka mbet pa u regjistruar , le te me kontaktoj ne kete numer…

    Ju lutem te me  kontaktoni para dates 16.05.2024 pasi qe mbyllen regjistirmet dhe mbyllet sistemi dhe nuk mundemi me te regjistrojm pas ksaj date !

    Faleminderit per mirekuptim !

    Me Rrespekt…

    Versioni se si do të duhej të ishte, pa gabime drejtshkrimore

    Të nderuar banorë, jam… Regjistruese e popullsisë nga ASK.

    Ju lutem, kush ka mbetur pa u regjistruar, le të më kontaktojë në këtë numër: …

    Të më kontaktoni para datës 16.05.2024 pasi që mbyllen regjistrimet dhe mbyllet sistemi, për çka nuk mund të regjistrojmë më pas kësaj date.

    Faleminderit për mirëkuptim!

    Me respekt,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark