×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Regjistrimi i popullsisë në diasporë shpërfaq pakënaqësi tek komunitetet: Po diskriminohemi…

    Insajderi
    26 April 2024 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Regjistrimi i popullsisë në Kosovë ka filluar me 5 prill dhe pritet të zgjasë deri më 17 maj. Por ky proces ka shpërfaqur pakënaqësi. Të paktën, sa i përket regjistrimit të popullsisë në diasporë, përmes aplikacionit online. Anketës po i mungon përkatësia etnike e edhe ajo e religjionit. Për këtë Insajderi ka folur me Veton Berishën dhe kryeshefin e ASK-së, Avni Kastratin.

    Për këto pakënaqësi më detajisht foli Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane në Kosovë, Veton Berisha.

    Berisha e ka cilësuar si diskriminues faktin që në aplikacion nuk figuron fare opsioni i përkatësisë etnike.

    “Konsiderojë që largimi apo mos vendosja e kategorisë të përcaktimit të përkatësisë etnike edhe për pjesëtarët e diasporës që i takojnë komuniteteve, është një prej diskriminimeve të radhës çka ka ndodhë në shtetin tonë. Ne përfaqësojmë komunitetin egjiptian dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me ta, edhe e kemi pasur kontaktin me ta përmes hyrjeve live, janë të evidentume – ata i kanë paraqitur shqetësimet tek ne, na kanë pyet pse nuk është”.

    Ai tha se ekziston një përqindje e konsiderueshme e egjiptianeve që jetojnë në diasporë por që janë paguajnë taksa edhe në Kosovë.

    Fillimisht e kanë kërku linkun, janë inform qysh po shkon procesi, qysh është procesi me u regjistru ne – ne i kemi njoftu. Ndërkohë kur kanë hy ata me u regjistru nuk e kanë pasë opsioni e përkatësisë etnike, një prej opsioneve më të rëndësishme për ta. Sepse ne i kemi rreth 70% të komunitetit egjiptian që jetojnë dhe veprojnë në diasporë ndërsa kanë prona, vijnë paguajnë tatim – e kanë një jetë aktive në Kosovë”, ka thënë ai për Insajderin.

    “Edhe ndërkohë e kemi kuptu edhe ne që nuk është rubrika e përkatësisë etnike dhe jemi ndih të shqetësuar – ata kanë kërkuar nga ne që ne t’i informojmë se çka po ndodhë”, u shpreh tutje ai.

    I pari i egjiptianëve në Kosovë ka konfirmuar se shqetësimin e tij e ka ndarë edhe me zëvendësministren nga komunitetet në Qeverinë Kurti, Emilia Rexhepi si dhe kryeshefin e Agjencisë së Statistikave në Kosovë, Avni Kastratin, për këto takime thotë se nuk i sollën ndonjë rezultat.

    “Unë e kam taku fillimisht zëvendësminsitren Emilia Rexhepi si person kyç që është sepse është zëvendësministre për komunitete edhe ajo poashtu e ka pasur shqetësimin e njëjtë sepse – ajo përfaqëson komunitetin boshnjak dhe sipas saj edhe komuniteti boshnjak do të preket, dhe nuk ka qenë shumë në gjendje me na siguru një përgjigje që ajo ka mundësi me shty përpara duke e kontaktuar p.sh kryeministrin Kurti dhe duke e sqaru këtë proces, ose duke kërku nga ai që ta lejojë edhe rubrikën e përkatësinë etnike do të thotë më ka thënë se do të bëjë çka të kam mundësi por nuk po të garantojë që mundem me bë gjë”.

    Mandej e kam taku z.Avni Kastrati i cili ka qenë shumë korrekt me mua, më ka prit, është mundu me ma shpjegu në versionin e tij që është vendos me kanë sipas tij diaspora nuk është e njëjtë si ata që jetojnë këtu, ata janë të jashtëm diasporë mundet me u konsideru edhe njerëz që jetojnë qe 200 vjet atje edhe ka dilema por për këtë pjesën e rubrikës as ai nuk mujke me më thënë që ne do ta ndryshojmë”, ka potencuar ai.

    Berisha bëri me dije se për këtë e ka informuar edhe avokatin e popullit. Teksa shtoi se veprim i duket më shumë politik.

    “…Edhe pse unë konsiderojë që ka shkelje kushtetuese dhe ligjore për shkak që janë dy standarde për shtetasit e Kosovës është ajo rubrikë ndërsa për shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit nuk është ajo rubrikë, dhe së treti e kam takuar avokatin e popullit, edhe ai u ndje shumë i shqetësuar për shkak se ai si profesionist e ka kuptu që ky kryesisht mundet me kanë vendim politik, që do me përjashtu një komunitet ndoshta mos me u regjistru, në këtë rast secili prej nesh po aludojmë që komuniteti serb ndërsa në këtë rast prekemi edhe ne dhe është e papranueshme”, deklaroi ai për Insajderin.

    Një sqarim për mungesën e përkatësisë etnike në anketë për Insajderin e ka dhënë edhe kryeshefi i Agjencisë së Statistikave, Avni Kastrati.

    Ai konfirmoi se as rubrika e përkatësisë etnike as religjioni nuk figurojnë në aplikacionin online për qytetarët nga diaspora. Po ashtu që kanë pranuar ankesa nga komunitetet.

    “Nëse po pyesni për sistemin online, nuk është etniciteti dhe religjioni asnjana nuk është. Nuk ka qenë qëllimi me bë projektin në fushën etnike apo religjioze, ne kemi bërë koment se kemi pasur ankesa prej komunitetit boshnjak e të tjerëve, se kanë mendu që ne po i qesim krejt shqiptar”, tha ai.

    Kryeshefi i ASK-së tregoi përse në realizuar formulari në këtë formë, pra cili është qëllimi.

    “Qëllimi është me ditë që Kosova ka obligime si shtet për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim përkatësie etnike apo religjioze, por atë nuk e kena fut sepse në aspektin teknik te etneciteti lejohet edhe gjenerata e dyte e tretë, pra nëse dikush e ka gjyshin nga Kosova mundet me u regjistru. Nëse p.sh ata kanë emigru në Amerikë në Kosovë në vitin 1912-13 ai është amerikan tash nuk është shqiptar Nuk ka opsion për etnecitet veç nënshtetësia kërkohet, as religjion nuk ka hiç”, deklaroi Kastrati.

    “Nënshtetësia është diçka tjetër që jeton në atë shtet, ke dokument, je i regjistrum në sistem dhe ke obligimin ndaj shtetit Nga komunitetet kemi pranu edhe ankesa, që po na asimiloni neve, po na bëni kosovarë unë ju kam tregu që nuk ka standard në botë që grumbullon të dhënat sipas religjionit, etniciteti diasporës – ne i kemi mundësuar shumë më shumë, i kemi bërë 15 pyetje për Diasporë, dhe i kemi dhënë komentet online”, u shpreh ai për Insajderin.

    Ai shtoi se para se të miratohej opsioni final i anketës për regjistrimin e popullsisë në duar i është përcjellur secilës instancë të nevojshme, por që nuk ka pasur ankesa si rrjedhojë thotë se është e pamundur të ketë ndonjë ndryshim tash.

    “Ne para 2 vjete e kemi bërë të qartë, po më vjen keq prej gjithë këta që janë të interesuar që i kemi pasur 26-27 takime, dy herë java e censurës ky është version final – a keni komenete, nuk i kanë dhënë në kohë. Komente kemi kërkuar prej OJQ-ve, prej ministrisë, prej komuniteteve, prej komunave se kemi qenë vet nëpër komuna, institucionet qendrore e pakicave e kanë pasur versionin final se është me ligj është dashtë me aprovu Këshilli… nuk kanë dhënë komente e kështu tash nxjerrin kërkesa jashtë afatit që është e pamundur me i implentu”, theksoi Kastrati.

    Katër ditë më parë, zëvendësministrja e Diasporës, Liza Gashi tha se platforma e-diaspora jep një pasqyrë se ku gjenden bashkatdhetarët tanë, e ku janë regjistruar mbi 50 mijë qytetarë.

    “Deri tani nga java kaluar kemi filluar me një intensitet për platformën për diasporën. Në kuadër të platformës mund të gjeni dhe pyetjet më të shpeshta. Kjo platformë na jep një pasqyrë se ku gjenden bashkatdhetarët tanë. Deri më tani 180 mijë pjesëtarë të diasporës janë regjistruar dhe mbi 50 mijë direkt në platformën e-diaspora”, ka thënë Gashi.

    Ndërkohë, kryeministri, Albin Kurti u ka bërë thirrje komunitetit joshumicë që të mos ngurrojnë por t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë.

    Sipas tij, regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave është një ndër ndërmarrjet më të rëndësishme për shtetin tonë.

    /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark