Fordit, Fiatit e Nissanit, që të treve u janë ndaluar reklamat më të reja të veturave të tyre pasi janë shpallur fajtore për inkurajim të vozitjes së rrezikshme.
Përderisa vetëm nga një ankesë për secilën, Fiatin e Nissanin janë bërë, Autoritetet për Standardizimin e Reklamave (ASA) në Britani kanë pranuar 12 ankesa ndaj reklamës së fundit të Fordit për Mustangun e ri, transmeton koha.net.
E quajtur “Mos shkoni në heshtje”, reklama e Mustangut është shfaqur në kinema e edhe në kanalin e Fordit në Youtube për të cilën janë bërë 12 ankesa për inkurajim të shoferëve që të vozisin në mënyrë të rrezikshme.
“ASA” gjithashtu ka kritikuar Fordin për zhurmën e madhe të motorit 5 litërsh V8.
Ndërsa Nissani është kritikuar për reklamën e Micra’s së re, e cila i inkurajon shoferët për vozitje të papërgjegjshme brenda qytetit për të shfaqur tiparet e sigurisë së veturës.
E Fiati është shpallur fajtore për reklamën e katër modeleve të saja të shfaqur së fundi në Youtube, me të cilat i inkurajon shoferët për të bërë gara në mes veti.