×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    Rekord fitimesh nga Big Brother VIP, shkon në 100 euro sekondi i reklamave

    Insajderi
    06 October 2021 - 14:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia më e famshme e të gjithë shqiptarëve hapi dyert e saj mbrëmjen e kaluar me një rekord absolut shikueshmërie, duke gozhduar përpara ekranit të Top Channel qindra mijëra persona.

    Big Brother VIP, si kurrë më parë, erdhi në ekranet e qytetarëve, brenda dhe jashtë vendit, me një format special dhe një shtëpi krejtësisht të re, duke dhuruar spektakël që në minutat e para.

    Audienca absolute, natyrshëm, rriti në mënyrë të paprecedentë edhe interesin e kompanive të ndryshme, për të reklamuar produktet e tyre, përgjatë hapësirave publicitare.

    Burime për Gazetën SHQIP bëjnë me dije se vetëm në natën e parë, janë mbledhur 100 mijë euro, një shifër e panjohur kjo për televizionet e tjera.

    Burimet konfirmojnë se në transmetimin “Prime Time”, pagesa për reklama ka shënuar një tjetër rekord,  plot 100 euro/sekondi. E thënë më thjeshtë, vetëm një spot 30 sekonda, i cili transmetohet vetëm 1 herë, kushton 3 mijë euro.

    Duke parë interesin e jashtëzakonshëm të qindra mijërave shqiptarëve për programin më unik që transmetohet në Shqipëri e më gjërë, me dhjetëra sponsor kanë shprehur dhe po vazhdojnë të shprehin interes që të futen në Big Brother VIP.

    Gjithsesi, vetëm një pjesë e tyre arrijnë të përzgjidhen, për shkak se koha publicitare është e limituar.

    Ashtu si edhe sezonet e tjera, Big Brother VIP do të jetë formati argëtues më interaktiv i ekranit.

    Përgjatë 100 ditëve të izolimit, personazhe publike nga fusha të ndryshme do të bashkëjetojnë në shtëpinë më të përgjuar të botës, ku do t’u duhet të përballen me sfida nga “vëllai i madh”. Të gjithë në garë për të rezistuar deri në fund dhe për të fituar Çmimin e Madh 100,000,000 lekë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark