Vitin e kaluar u regjistruan 2,062 ndërmarrje të huaja që investuan në Gjermani, duke shënuar rekord historik.
Sipas raportit mbi investimet e ndërmarrjeve të huaja në vend, numri i projekteve amerikane në Gjermani është më i larti me plot 345 të tilla, Zvicra u rendit në vendin e dytë me 229 projekte investimi, Kina në vendin e tretë me 188 të tilla dhe Britania e Madhe në vendin e katërt me 168 projekte, përcjell Telegrafi.
“Këto të dhëna tregojnë se Gjermania është një ndër vendet më të pëlqyera nga investitorët e huaj, pra ata tërhiqen nga klima e investimeve në Gjermani. Në të njëjtën kohë, përmasa e tregut dhe pozicioni i saj gjeografik në qendër të Bashkimit Evropian janë kushte të nevojshme për besimin e shumë investitorëve”, tha menaxheri i përgjithshëm i Investimeve dhe Tregtisë gjermane, Robert Hermann.
Prodhimi industrial u rrit me 0.5 për qind për çdo muaj, duke sfiduar një parashikim për një rënie prej 0.5 për qind.
Ndryshe, qeveria gjermane ka ulur parashikimet e saj për rritjen e vitit 2019 në 0.5 për qind, një ngadalësim i theksuar pas rritjes prej 2.2 për qind që ishte në vitin 2018.