×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Rekord historik i temperaturave të ftofta në ShBA, shumë zona pa energji

    Insajderi
    05 February 2023 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Verilindja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është përfshirë nga stuhia dhe temperature tejet të ulëta.

    Mediat raportojnë se një foshnje humbi jetën në Massachusetts, ndërsa një tjetër gjeti vdekjen pasi erërat rrëzuan një pemë mbi makinën e tij.

    Në New Hampshire temperaturat shkuan në -78 gradë Celsius ndër më të ulëtat në dekada, ndërsa në zonat e tjera i ftohti arriti deri në minus 47 gradë.

    Observatorit Mount Uashington ka bërë të ditur se erërat shkuan një shpejtësi 160 kilometra në orë.

    Në Boston, shkollat u mbyllën pasi termometri shënoi minus -23 C, më i ulëti në 100 vite. 

    Në Providence, Rhode Island, në minus -23 C por e njëjta situatë ishte edhe në Albany, Nju Jork; Augusta, Maine; Rochester etj.

    Hapja e qendrave ku të qëndronin të pastrehët ishin masat e para së bashku me ngrohjen e tyre ndërsa emergjencat u angazhuan në rrugë për të identifikuar personat që kishin nevojë.

    Temperaturat e ulëta këtë javë nuk kanë prekur vetëm verilindjen. 

    Më në jug, moti i ashpër i ftohtë çoi gjithashtu në ndërprerje të vazhdueshme të energjisë në Teksas dhe Arkansas, pasi një stuhi goditi rajonin duke vrarë të paktën tetë njerëz.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark