Ish-futbollisti i Real Madridit Pepe, ka hyrë në histori të Champions League.
Portugezi është bërë futbollisti më i vjetër që ka luajtur në garën më prestigjioze të futbollit në kontinentin evropian.
Ai ka startuar në ndeshjen e Portos kundër Royal Antwerpen, ekipit të futbollistit nga Kosova Arbnor Muja.
Pepe aktualisht I ka 40 vjet e 241 ditë, raportojnë mediat.
Ekipi nga Portugalia e mposhti ekipin belg me rezultat 1:4.