×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekordmenia në not lihet jashtë Olimpikut, Kosovën do ta përfaqësojë vajza e kryetarit të FNK’së

    Insajderi
    05 February 2024 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Notarja nga Kosova, Hana Beiqi është lënë jashtë Federatës së Notit të Kosovës (FNK) në ekipin e Kosovës për Botërorin që përfundon më 18 shkurt.

    Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar lidhur me këtë vendim duke e cilësuar si të padrejtë e diskriminues. Në reagimin e tyre, thuhet se ky vendim ka qenë tendencioz me qëllim për t’ia mohuar të drejtën e paraqitjes në Lojërat Olimpike, shkruan Gazeta Insajderi.

    Në vend të Norës, Kosovën do ta përfaqësojë vajza e kryetarit të FNK’së, Agron Zeqiri, notarja Eda Zeqiri.

    Notarja, Hana Beiqi deklaroi se është dëshpëruar që mbeti jashtë botërorit. Ajo thotë se është diskriminuar nga Federata e Notit duke  mos i dhënë mundësinë për pjesëmarrje.

    Është e dhimbshme për mua, pasi e kam merituar të shkoj. I kam dy disiplina olimpike me rezultatet më të larta në Kosovë dhe ky kampionat në Doha të Katarit që është duke u mbajtur, është i fundit kualifikues për Lojërat Olimpike. Është fatkeqësi që nuk më është dhënë mundësia dhe më janë mohuar rezultatet të cilat janë publike në ranglistë dhe në të gjitha portalet e notit. Po ashtu janë rekorde absolute të vitit 2023, por nuk më është dhënë mundësia të marr pjesë në këtë kampionat botëror shumë të rëndësishëm”, ka thënë Beiqi për Kohën.

    Hana thotë se nuk është hera e parë që diskriminohet. Madje thotë se padrejtësi i ka bërë edhe Komiteti Olimpik që këtë herë i doli në mbrojtje.

    “Nuk është hera e parë që diskriminohem nga Federata e po ashtu edhe nga KOK-u, ku vitin e kaluar më është mohuar pjesëmarrja në Festivalin Olimpik për të rinj, pasi për grupmoshën time dhe për absolut kam qenë me më së shumti pikë. Por çdo diskriminim më bën më të fortë. Do të shihen rezultatet dhe nuk do të kem nevojë të flas”, ka thënë notarja e talentuar.

    Hana Beiqi insiston se i ka rezultatet më të mira prej notareve kosovare.

    “Kjo situatë është prekëse për mua pasi synimin më të madh për këtë vit e kam pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike dhe kam stërvitur për këtë kampionat. Por duhet të mbaj kokën lart dhe gjithçka do të bëhet mirë. Ai që meriton do të shkojë në Olimpiadë. Kam mbështetjen e KOK-ut për këtë punë dhe kam edhe më shumë motiv për t’u stërvitur dhe të arruj rezultate sa më të mira në garat e ardhshme që janë po ashtu kualifikuese për Olimpiadë dhe ta përfaqësoj vendin tim në Lojërat Olimpike”, ka shtuar ajo.

    Beiqi është garuese e klubit të notit Otrila.

    Ditë më parë klubi i saj ka paraqitur rekordet dhe rezultatet e Hanës, që i ka vlerësuar kulmore për Kosovën.

    Notarja e talentuar ende beson se do të ketë gjasa për të siguruar paraqitjen në Lojërat Olimpike që këtë verë mbahen në Paris.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark