×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Remi për Thaçin e Veselin në Hagë: Ishte e rëndë t’i shihja miqtë e mi aty

    Insajderi
    05 September 2023 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem Mustafa i njohur si “Remi”, tregoi momentin kur u ftua nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

    E momentin më të rëndë që e tha ai ishte kur i pa miqtë e tij si në bankë si të akuzuar

    ”Unë kam qenë edhe për dëshmi si i dyshuar, kur miqtë e mi ishin në bankë të të akuzuarve. Ka qenë jashtëzakonisht e rëndë. Pa përjashtim”, ka thënë Remi ne Pressing.

    Më tutje, ai ka thënë se është e parëndësishme nëse me ndonjërin prej tyre ka pasur marrëdhënie jo të mira pas lirisë së Kosovës.

    ”Gati është e parëndësishme, kanë qenë bashkëluftëtarë të mi, historia prejse kam fillu me u njoftë me ta vinte e sillej nëpër kokë. Është e rëndë”, ka thënë ai, të martën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark