Këngëtarja e zhanrit popullor është rikthyer në kohë me një imazh nga arkiva.
Remzie Osmani ka publikuar një fotografi kur ka qenë në moshën 20 vjeçare.
Fotografia e publikuar e paraqet krejtësisht ndryshe me stilin që e njohim sot. Ajo shihet e veshur me xhinse dhe me flokë natyrale të stilit para tri dekadave.
’20 vjeçe, viti 91’… Edhe ne ishim plot stil, po shyqyr që s’ka pasur Instagram e Facebook e kemi jetuar realitetin”, shkroi në mbishkrimin e imazhit.
Ndryshe, këngëtarja këtë fotografi e ka realizuar diku në një shtet të huaj.