“Feedbacku” është një term që ka hyrë dhe në gjuhën shqipe për informacionin në lidhje me reagimet ndaj një produkti, kryerjen e një detyre, performancës së një personi, që përdoret si një bazë për përmirësim.
“Feedbacku” është thelbësor për zhvillimin tonë si profesionistë. Këtu janë tri këshilla për t’ju ndihmuar në dhënien e një “feedbacku” konstruktiv:
1. Fokusimi në rezultatet e biznesit – Shpjegoni se cilat janë nevojat e kompanisë dhe ndërtojeni “feedbackun” në mënyre që t’i arrini këto rezultate.
2. Jepeni “feedbackun” rregullisht – Kur “feedbacku” jepet një herë në 6 muaj ai nuk pritet mirë nga punonjësit. Jepeni “feedbackun” rregullisht. Në këtë mënyrë ju do të jeni më praktik dhe punonjësit do jenë më të mësuar në dëgjimin e tij.
3. Tregohuni specifik –Identifikoni sjelljet e caktuara që duhen ndryshuar. Shprehuni qartë se çfarë doni që një punonjës të ndryshojë në sjelljen e tij. Zgjidhni shembuj ilustrues që ndihmojnë që punonjësi ta kuptojë saktësisht atë që ju kërkoni.