Barazimi 1-1 me Dukagjinin në Klinë i ka kushtuar me humbje të kreut të tabelës Ballkanit në Superligën e Kosovës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja ka zbritur tashmë në vendin e dytë me 62 pikë, një më pak se Drita e vendit të parë.
Kjo është renditja tabelare në Superligën e Kosovës në futboll pas 31 xhirove:
Drita 63 pikë
Ballkani 62
Gjilani 42
Prishtina 42
Dukagjini 41
Llapi 41
Malisheva 36
Trepça ’89 34
Ferizaj 31
Drenica 23.