Nuk ka aspak qetësi te Barcelona. Lajmi tjetër i hidhur është lëndimi i ri që ka pësuar Pedri. Mesfushori ka shfaqur sërish probleme muskulare dhe është lënë jashtë listës së skuadrës.
Pedri do të mungojë në ndeshjen e radhës ndaj Almerias dhe miqësoren ndaj Dallasit. Gavi, Ter Stegen, Marcos Alonso dhe Iñigo Martínez janë në listën e të lënduarve te Barcelona.
Nga lëndimi i parë që ka pësuar këtë sezon, Pedri humbi 12 ndeshje për shkak të një dëmtimi në rektus femoris të kofshës së djathtë.