Insajderi
Aktuale

Rënia e dronit në Mitrovicë, kryetari Bedri Hamza flet për Insajderin

Insajderi
23 March 2022 - 18:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Mittrovicës së Jugut Bedri Hamza, në një prononcim për gazetën Insajderi ka deklaruar se nga rrëzimi i dronit deri më tani nuk ka asnjë të lënduar dhe asnjë dëm material.

“Kemi marrë informacion zyrtar se në lagjen Bair të Mitrovicës, ka ra një dron në oborrin e një qytetari, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar e as nuk ka shkaktuar dëme. Informacione të tjera do të japin institucionet përgjegjëse “,ka thënë Hamza për Insajderin.

Ndryshe, një dron ka rënë sot në oborrin e një shtëpie në lagjen “Bair” të Mitrovicës. Megjithatë, Policia e Kosovës nuk ka raportuar ende mbi rastin.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark