Insajderi
Lajme

Rënia e veturës nga ura në Dollc të Klinës ndodhi si shkak i një aksidenti, policia jep detaje

Insajderi
27 May 2026 - 20:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rënia e veturës nga ura në Dollc të Klinës ndodhi si shkak i një aksidenti, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy vetura janë përplasur mes vete në një aksident trafiku pasditen e së mërkurës, ku njëra nga to ka rënë nga ura në Dollc të Klinës.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se nga aksidenti kanë pësuar lëndime shtatë persona dhe që të shtatit janë jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth ores 17:20 policia është njoftuar për një aksident në Dollc ku kanë qenë të perfshira dy vetura. Njëra prej tyre kur jane aksidentuar ka renë poshtë urës. Shtatë persona kanë marrë lendime dhe janë derguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Sipas tij, hetuesit e aksidenteve kane dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark