×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Rënie drastike e temperaturave në Kroaci, bie borë

    Insajderi
    16 April 2024 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ashtu siç është paralajmëruar, një ndryshim i madh moti ka mbërritur në Kroaci. Në Zagreb temperaturat kanë rënë për 20 gradë Celsius në 24 orë. Dje në orën 14:00 ishte 27 gradë, ndërsa sot shtatë gradë në të njëjtën orë.

    Në Bednjë të Kroacisë kanë filluar reshje bore, ku pamjet i ka publikuar mediumi kroat ‘Index.hr’, përcjell Gazeta Insajderi.

    Po ashtu, reshje bore ka pasur edhe në Zagorje.

    Për shkak të shiut dhe erës së fortë, në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, ka pasur bllokim të komunikacionit.

    Po ashtu, është ndërprerë qarkullimi me tramvaj për shkak të këputjes së telit bartës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark