Indeksi industrial Dow Jons, pas hapjes së bursës ka rënë për 111 poenë apo 0,4 për qind në 25.430 poenë, S&P 500 për 0,3 për qind, ndërsa Nasdaq teknologjik për 0,1 për qind.
Indeksi i bursës në Evropë dhe Azi kanë shënuar rezultate të ndryshme, transmeton agjencia AP.
Rënia e befasishme e shitjes me pakicë në SHBA në dhjetor, më i madhi në gjithë dekadën, ka shkaktuar rënie të ashpër të shumë kompanive, e në mes tyre edhe të Amazonit. Prodhuesit e mallrave të konsumit të gjerë gjithashtu kanë pësuar goditje, pasi Coca Cola ka paralajmëruar se shitja e saj mund të ngadalësohet sivjet për shkak të dollarit të fortë.
Aksioni i tregut këtë javë ishte në një plus të lehtë, për shkak të optimizmit gjithnjë e më të madh të investitorëve me rastin e negociatave të reja tregtare në mes të SHBA dhe Kinës.
Dy vende po përpiqen të arrijnë marrëveshje para 2 marsit, kur SHBA kanë paralajmëruar futjen e tarifave shtesë në shumën prej 200 miliardë dollarëve në mallrat kineze./Insajderi.com.