×
  • Lajme
  • Insajderi

    Reperi Gjiko humb betejën me Insajderin

    Insajderi
    20 May 2022 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko ka humbur betejën në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës kundrejt Insajderit.

    Gjikolli, pati nisur betejën me Gazetën Insajderi menjëherë pas publikimit të lajmit se ai akuzohet për dhunimin e një vajze të mitur që dyshohej se e kishte droguar dhe mashtruar se do ta bënte këngëtare.

    Insajderi kishte raportuar lidhur me atë nëse kjo aktakuzë po rrezikon martesën e reperit me gazetaren Elita Rudi. Pikërisht për kë Gjiko ishte ankuar në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

    Por, reperi ka humbur betejën me Insajderin në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës.

    KMShK e ka konsideruar si të pabazuar ankesën e Gjikos, i cili pretendonte se me publikimin e lajmit me titull “Aktakuza për përdhunim, a po e rrezikon kjo martesën e Gjikos me Eliten?” e Insajderit, ka shkelë kapitujt II dhe V të Kodit të Mediave.

    Në vendimin e KMSHK-së thuhet se një ankesë e tillë është e pabazuar dhe e njëjta nuk miratohet, pasi sipas Këshillit Insajderi nuk e ka tejkaluar raportimin e vërtetë në momentin që ka zgjeruar raportimin mbi gjendjen martesore të ankuesve.

    “Pas leximit të ankesës KMShK gjen se ankesa është e pabazuar. Pra, nuk miratohet. KMShK pas leximit të ankesës dhe shkrimit ka gjetur se media nuk e ka tejkaluar raportimin e vërtetë në momentin që ka zgjeruar raportimin mbi gjendjen martesore të ankuesve”, thuhet në vendim.

    Krejt kjo pasi pretendimi është vënë në pikëpyetje dhe nuk vërteton se diçka mund të ketë ndodhur.

    “Pretendimi është vënë me pikëpyetje, që nuk vërteton se diçka mund të ketë ndodhur ose ndodhë në realitet. Në lidhje me pikën e dytë të ankesës, përkatësisht mosraportimi sipas Kodit të Mediave për personat e akuzuar për vepra penale, KMShK konstaton se media ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara me Kodin e mediave në lidhje me këtë pikë”, thuhet në vendimin e KMShK-së.

    Gazeta Insajderi, ka publikuar edhe detajet tjera ekskluzive nga aktakuza ndaj Gjikos.

    Ekskluzive – Shteti posedon video që dëshmon dhunimin e të miturës nga këngëtari Gjiko

    Organet e drejtësisë në Kosovë, posedojnë dëshmi me video se reperi Asdren Gjikolli, i njohur si Gjiko, është i përfshirë në një rast të dhunimit të një vajze të mitur.

    Rasti dyshohet të ketë ndodhur në banesën e tij në Prishtinë, pasi që fillimisht sipas prokurorisë ai e kishte droguar viktimën.

    Në aktakuzën që e ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se të miturë Gjikolli e kishte mashtruar se do ta bënte këngëtare. Ekzistojnë edhe prova të tjera që dëshmojnë se Gjiko ka kryer edhe tri vepra të tjera penale.

    “Gjatë kohës sa qëndronim në ballkon e banesës, nga dritarja e kam vërejtur [viktimën] duke bërë seks me Gjikon. Po ashtu e kam vërejtur Gjikon duke e incizuar atë tërësisht të zhveshur duke bërë disa skena që mua nuk më janë dukur normale”, kjo është vetëm njëra nga dëshmitë që figurojnë në aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ndaj reperit Asdren Gjikolli.

    “Sa herë që kam kryer marrëdhënie seksuale me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve” – dëshmia e të miturës që dyshohet se u dhunua nga Gjiko

    Vajza e mitur, që dyshohet se është viktima e dhunimit nga këngëtari Asdren Gjikolli -Gjiko, ka deklaruar para organeve të drejtësisë, se “Sa herë që kam kryer marrëdhënie seksule me Asdrenin kam qenë nën ndikim të narkotikëve”.

    Përveç kësaj ajo në deklaratën e saj e konfirmon se Gjiko ka bërë edhe fotografi dhe videoincizime derisa kanë kryer marrëdhënie seksuale. Gazeta Front Online ka publikuar për herë të parë lajmin për aktakuzën ndaj Gjikos, kurse Gazeta Insajderi, të premten ka nisur publikimin e detajeve nga aktakuza. Nga ana tjetër Gjiko po kërcënon gazetarët me padi, për të mos publikuar lajme.

    “Pi për çdo ditë” – Deklarata e Gjikos para hetuesve ku e pranon se është përdorues i drogave

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark