Reperi i njohur kërkon nga kryeministri Rama që të lirohet nga burgu 21-vjeçari që hodhi kapsollat në koncertin e Bregoviq - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Reperi i njohur kërkon nga kryeministri Rama që të lirohet nga burgu 21-vjeçari që hodhi kapsollat në koncertin e Bregoviq

    Insajderi
    27 August 2021 - 18:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pak ditë më parë, menjëherë pas performancës së Goran Bregoviqit në ‘Festën e Birrës’ në Korçë, u raportua se Redon Leka ishte ai që hodhi kapsolla gjatë koncertit të këngëtarit boshnjak me identitet serb.

    21 vjeçari thuhej se u arrestua pasi hodhi kapsolla në mes të turmës që ishin mbledhur për të dëgjuar koncertin aq shumë të komentuar.

    Lidhur me këtë një reagim së fundmi e ka bërë reperi Nush, i cili u është drejtuar fytyrave publike në mënyrë që të mbledhen së bashku dhe të bëjnë kërkesë nga kryeministri Edi Rama që të lirohet Redon Leka nga burgu.

    Ai madje i ka quajtur falso artistët shqiptarë, pasi të njëjtit kanë qenë shumë të zëshëm përpara performancës së Bregoviqit.

    Postimi i plotë i Nushit

    “Para se të këndonte ai shkau i shkinës në Korçë, shumica e artistëve kanë bërë llafe falso në mënyrë që të bëhen lajm, kinse patriota, pasi që këndoj i biri shkinës e dul një zemër luani që gjuajti gaz lotsjellës, askush nuk e ka shkruar më asnjë fjalë, asnjë reagim, a kaq falso fytyra publike qenkëshit a?.

    Hajde të gjitha ta etiketojmë Edi Ramën që ta lirojë djalin prej burgut. Të gjithë me Redon Lekën”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark