×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Reperi i njohur më në fund kërkon falje për deklaratat skandaloze: Çdokush i infektuar me HIV/AIDS ka të drejtën të inatoset me mua

    Insajderi
    28 July 2021 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    DaBaby ka kërkuar falje pasi bëri komente homofobike në një festival muzikor, duke pranuar se fjalët e tij ishin ‘të pandjeshme’ por që ai nuk kishte ‘asnjë qëllim për të ofenduar askënd’.

    Reperi 29-vjeçar ishte shfaqur në festivalin ‘Rolling Loud’ në Miami kur iu drejtua turmës gjatë performancës së tij, shkruan DailyMail.

    Ai i inkurajoi ata të ngrinin celularët në ajër dhe t’i ndiznin dritat e tyre – përveç nëse ata ishin HIV pozitivë ose meshkuj homoseksualë që kishin kryer marrëdhënie seksuale me një burrë tjetër në një parking.

    Duke folur para turmës, DaBaby pastaj tha: “Nëse nuk jeni i prekur me HIV, AIDS, ndonjë prej këtyre sëmundje vdekjeprurëse seksualisht të transmetueshme që do t’ju bëjë të vdisni në dy ose tri javë, ndizni dritën e celularit tuaj dhe ngrijeni në ajër”.

    Pas kësaj deklarate skandaloze, ai reagoi përmes një statusi në Twitter, duke kërkuar falje.

    “Kushdo që ndonjëherë është infektuar me AIDS/HIV ka të drejtë të mërzitet, ajo që thashë ishte e pandjeshme, edhe pse nuk kisha qëllim të ofendoja askënd. Prandaj kërkoj falje – por për komuniteti LGBTI…unë nuk jam duke u hedhur mbi ju të gjithë. Puna juaj është puna juaj”, shkroi reperi me famë botërore.

    Kjo kërkim-falje vjen menjëherë pasi ylli shqiptar Dua Lipa u shpreh kundër komenteve homofobike të bëra nga muzikanti.

    Duke shkruar në një status në InstaStory, Dua, 25 vjeçe, dënoi komentet e bëra nga DaBaby.

    “Jam e befasuar dhe e tronditur nga komentet e DaBaby. Unë vërtet nuk po e njoh këtë person me të cilin kam bashkëpunuar. Unë e di që fansat e mi e dinë se ku qëndron zemra ime dhe që unë mbështes 100 për qind komunitetin LGBTI. Ne duhet të mblidhemi së bashku dhe të luftojmë stigmën rreth HIV/AIDS”, shkroi Dua Lipa në Instastory.

    Dua Lipa dhe DaBaby më parë kanë punuar së bashku për një remix të këngës së saj “Levitating”, që është pjesë e albumit më të fundit të këngëtares, “Future Nostalgia”. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark