23 vjeçari Chance The Rapper, i cili së fundmi ka mposhtur Drake dhe Kanye West duke fituar çmimin “albumi rep më i mirë” në Grammy Aëards, ka refuzuar një ofertë shumë bujare prej 10 milionë dollarësh në një shtëpi diskografike.
“Çdo shtëpi diskografike po mundohet ta marrë atë. Ai po bën shumë edhe vetë… Ka refuzuar 5 milionë dollarë më parë, ndërsa tani edhe 10 milionë” ka thënë një burim i afërt me reperin për Neë York Post.
Ai dëshiron të qëndroj i pavarur, dhe transparenca e tij siç duket i ka bërë atij shumë fansa të besueshëm.
“Njerëzit i kuptojnë shumë mirë artistët këto ditë. Si punon me të tjerët, cilat janë besimet e tua. Bëj këtë jetë dhe bëj muzikë të mirë, dhe duhet të shpresosh që njerëzve u intereson për ty dhe bëjnë tifo për karrierën tënde”, ka thënë ai në një intervistë me Billboard.
Chance kishte pasur edhe një bashkëpunim që kishte bërë bujë me reperin amerikan me origjinë kosovare, Action Bronson. /Insajderi.com