Insajderi
Botë

Reputacioni në rënie i universiteteve britanike

Insajderi
05 May 2016 - 10:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Reputacioni i universiteteve britanike është duke u zvogëluar, derisa ato aziatike po ngritën me shpejtësi në listën e universiteteve më të mira të botës.

Bazuar në një ranglistë të reputacionit të universiteteve botërore, vetëm 10 universitete britanike zënë vend në listën prej 100 universiteteve me reputacionin më të mirë në botë.  Në anën tjetër, ato aziatike kanë 18 vende në këtë listë.

Në vitin 2015, në këtë listë ishin vetëm 8 universitete.

Lista përbëhet kryesisht nga universitete amerikane – me 43 nga 100 universitetet në këtë listë.

“Ngritja e universiteteve të Azisë ishte bërë si klishe kohët e fundit, por provat tona, të marra prej një anketë masive globale për gjashtë vite, tregojnë për një balanc në këtë listë,” ka thënë Phil Baty, redaktor i këtij hulumtimi, njofton The Independent.

Në këtë listë vërehet se universitetet e njohura britanike si Cambgridge dhe Oxford kanë shërnuar rënie të vogël.

Në krye të listës qëndron universiteti i Harvardid./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark