Insajderi
Lajme

Reshjet e dendura përmbytin Shkodrën

Insajderi
10 September 2022 - 12:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Reshjet e dendura përmbytin Shkodrën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Stuhia e shiut gjatë natës në fshatin Bleran të Njësisë Administrative Rrethina në Bashkinë e Shkodrës ka dëmtuar banesat në këtë zonë. Në zonën e Bleran-Bardhaj gjatë natës ka shkaktuar dëme të mëdha, duke dëmtuar edhe infrastrukturën. Reshjet e shiut kanë qenë të dendura. Deri tani mësohet se rreth 30 banesa kanë prezencë uji.

Banorët shprehen se mospastrimi i kanaleve ndër vite ka sjellë këtë situatë. “Ka ardhur stuhia nga ora 02:30. Shihni vetë. 1 metër e gjysmë ujë. Çfarë kam pasur brenda në shtëpi më ka bërë dëm. I ka shembur uji të tëra, avllinë. Ka 30 vjet që shteti nuk pastron kanale. Kam marrë në telefon policinë në 03;00 të natës; hajdeni mo se u mbytën të tan mrena. Uji ka qenë 1 metër e gjysmë. Ka thënë policia nuk mundemi të vijmë se është përmbytur e gjithë Shkodra. Apeli im është që të pastrojnë kanalet”, thotë një banor. /abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark