×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Respektuan rregullat e Covid-19 në mënyrë të rreptë, britanikët probleme me shëndetin mendor

    Insajderi
    21 November 2023 - 17:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qytetarët që kanë respektuar në mënyrë të rreptë rregullat për të mos u infektuar nga Covid-19 në Britaninë e Madhe kanë probleme me shëndetin mendor. Është ky rezultati që vjen nga një sondazh i kryer nga Universiteti Bangor në Wells.

    Personat që kanë ndjekur në mënyrë rigoroze rregullat kanë tani pas 3 vitesh që prej nisjes së pandemisë më shumë stres, ankth dhe depression. Ishin 1729 qytetarë që dhanë përgjigjet e tyre në këtë sondazh.

    Sipas akademikëve në Universitetin Bangor, qytetarët e kishin të vështirë që të ktheheshin në normalitet pas zbatimit të masava që u vendosën nga pandemia e Covid-19.

    Ekspertët e shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar thonë se dëmi që është shkaktuar nga Covid -19 në shëndetin mendor të qytetarëve britanikë reflektohet edhe tek rritje e numrit të personave që kërkojnë ndihmë të specializuar shëndetësore mbi problemet që kanë

    Megjithatë sondazhi ka treguar gjithashtu se njerëzit të cilët kanë reflektuar me veten mbi Covid-19  e patën më të lehtë që të dilnin nga pasojat psikologjike që la pas pandemia.

    Mjekët thonë se problemet e shëndetit mendor nga Pandemia janë shtuar jo vetëm si pasoje e ndjekjes në mënyrë rigoroze të rregullave, por edhe për shkak se shumë qytetarë pësuan humbje të familjareve apo miqve nga Covid-19.

    /abcnews.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark