×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Restorani ku darkuan Liridona e Naimi para vrasjes “vendtakim i agjentëve të BIA”- çka po thotë këshilltari i Pacollit?

    Insajderi
    12 December 2023 - 23:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Më 29 nëntor ishte vrarë Liridona Ademaj dhe i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së saj është Naim Murseli, bashkëshorti i Ademajt që po mbahet në paraburgim teksa hetimet po vazhdojnë.

    Nga hetimet ka rezultuar që Liridona Ademaj dhe Naim Murselaj bashkë me fëmijët e tyre kishin në një restorant në Graçanicë. Në të njëjtin ambient ka hëngër darkë edhe Granit Plava që dyshohet se ka ekzekutuar Liridonën në periferi të Prishtinës pasi kishin dalë nga restorani.

    Në lidhje me këtë restorant ka shkruar Jetlir Zyberaj, bashkëpunëtor i presidentit të Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, i cili Naim Murselajt i është referuar si monstrum.

    Zyberaj përmes një postimi në Facebook të martën ka thënë se restoranti në fjalë me pronarë serbë është vendtakim i shqiptarëve me agjentë të shërbimit sekret serb (BIA).

    Ai nuk ka treguar saktësisht se në çfarë është duke aluduar.

    ”Restoranti “Etno Kuca” ose qysh njihet ne qytet “Te Bata” ne Graqanicë me pronar nje serb, nuk paska qene vetem darka e fundit e nje monstrumi qe dyshohet se planifikoi vrasjen e gruas se vet gjysem ore pas darkes. Qenka vendtakimi i lloj lloj muti(ndjese per shprehjen)te Prishtines me agjente te BIA-s serbe. Ky eshte alarm i madh per institucionet e sigurisë”, ka shkruar Zyberaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark