×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Revista e madhe botërore “World poetry” boton poezitë e Blerina Rogova-Gaxhës

    Insajderi
    25 October 2023 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Revista e madhe letrare botërore “World poetry” në numrin e saj të fundit ka botuar një cikël poezish të poetes së njohur kosovare, Blerina Rogova-Gaxha.

    Poezitë janë zgjedhur nga tri veprat e krijueses Gaxha, si “Kate”, “Thasë” dhe “Ajo vjen nga lindja” dhe janë përkthyer në gjuhën angleze nga Lucilla Trapazzo.

    Revista e njohur letrare “World poetry” botohet nga “The Herald Publisher” në Kinë dhe drejtohet nga “World Poetry Movement”.

    Blerina Rogova Gaxha (1982) është poete, studiuese e letërsisë, eseiste, doktor në letërsi. Laureate e Çmimit Ndërkombëtar për letërsinë “Crystal Vilenica Award”, Slloveni, 2015, dhe e Çmimit Kombëtar për veprën më të mirë në poezi, 2020.

    Autorja ka pasur prezantime të shumta në festivalet e letërsisë dhe në panairet e librit në Gjermani, Austri, Zvicër, Slloveni, Kroaci, Irlandë, Maqedoni, etj. Shkrimtare mysafire në rezidencat ndërkombëtare të shkrimtarëve në Vjenë, Split dhe Novo Mesto. Poezitë dhe esetë i janë përkthyer e botuar në disa gjuhë të huaja (gjermane, angleze, frënge, italiane, sllovene, kroate, greke, rumune, turke, boshnjake, maqedonase). Krijimtaria e saj është prezantuar në antologjinë e poezisë evropiane Europe Grand Tour, 2019. Është anëtare e PEN qendrës së Kosovës. Ka botuar:

    “Gorgonë” (poezi, 2009, fitues i Çmimit Kombëtar për poezi, 2010);

    “Kate” (poezi, 2013); “Format e prozës së Kadaresë” (studim, 2015);

    “Ajo vjen nga Lindja” (poezi, 2016);

    “Thasë” (poezi, 2020).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark