×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Revistat shkencore të Institutit Albanologjik promovohen në Panairin e Librit në Tuz

    Insajderi
    14 September 2023 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Studiuesit nga Instituti Albanologjik, prof.asoc. dr. Naim Berisha, prof.asoc. dr. Abdurrahim Maxhuni, prof.ass.dr. Faton Krasniqi, morën pjesë në Panairin e Librit të organizuar nga Komuna e Tuzit.

    Në këtë aktivitet u promovua veprimataria shkencore e Institutit Albanologjik, konkretisht revistat shkencore “Gjurmime albanologjike” – seria e shkencave filologjike dhe “Gjuha shqipe”.

    Gjithashtu, për Bibliotekën e Shkollës së Mesme të Tuzit u dhurua një donacion prej 200 titujsh, botime të Institutit Albanologjik.

    Më 13.9.2023, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, studiuesit nga Instituti u pritën nga ambasadorja znj. Ariana Zherka Hoxha.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark