Vetura që nuk mund të quhet e tillë, por një triçikletë e gjatë vetëm dy metra e gjysmë, e gjerë 1 metër e gjysmë, formon një kub të vogël që mund të drejtohet pa patentë shofer nga çdo person mbi moshën 16-vjeçare, transmeton KTV.
Menaxheri i Citroenit për veturat urbane, Sebastien Grandmougin, ka thënë se kompania synon të bëjë revolucion në transport nëpër qytet ashtu siç bëri në vitin 1948 kur prezantoi modelin 2CV.
Koncepti AmiOne, nuk pritet të dalë në shitje, por me shumë gjasë do të jetë veturë për marrje me qira.
“Për ta hapur derën, më duhet vetëm telefoni, me të cilin lexoj kodin që mundëson hapjen e saj. Kur jam brenda veturës, kam vendin, telefonin që përmban informata rreth veturës dhe udhëtimit që synoj ta bëj”, thotë Grandmougin.
Koncepti i veturës ofron një alternativë për transportin publik në qytetet e dendura. Ami One, sipas Citroenit, është zëvendësim i biçikletave, skuterëve, motoçikletave dhe krejt pajisjeve me dy apo tre rrotë.