×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Revolucioni infrastrukturor, 4 stadiume të reja moderne brenda 8 viteve

    Insajderi
    22 April 2022 - 14:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 9 vjet më parë një delegacion i nivelit të lartë të UEFA-s vizitonte Shqipërinë. Shqetësimi ishte i madh për faktin se vendin ynë nuk kishte një stadium që përmbushte kriteret e qeverisë së futbollit europian dhe Kombëtarja shqiptare rrezikonte të luante jashtë vendit.

    Stadiumi “Qemal Stafa” ishte mjaft i amortizuar dhe nuk mund të priste më ndeshje ndërkombëtare.

    Asokohe Shqipëria e futbollit po bëhej gati të niste aventurën në eliminatoret e Kampionatit Europian “Francë 2016”.

    Pas këmbënguljes së vazhdueshme të FSHF-së për nevojat jetike, qeveria vendosi të rindërtojë nga e para stadiumin e Elbasanit në bashkëfinancim me Federatën e Futbollit.

    Pas një pune voluminoze dhe brenda një viti u bë i mundur inaugurimi i stadiumit të ri, që tashmë mban emrin “Elbasan Arena”.

    Impianti i ri, që është i kategorisë 4 të UEFA-s e që ka një kapacitet prej 12,500 vendesh, u inaugurua me ndeshjen e 11 tetorit 2014 Shqipëri-Danimarkë (që përfundoi në barazim 1-1), e vlefshme për eliminatoret e Euro 2016. Më në fund kombëtarja shqiptare kishte një shtëpi të sajën dhe Shqipëria u bë me një stadium modern.

    Por ky ishte vetëm fillimi pasi FSHF vijoi me fushatën e saj për rikonstruksionin apo ndërtimin e stadiumeve të reja moderne. Sërish në bashkëpunim me qeverinë, por edhe me UEFA-n u bë e mundur marrëveshja dhe nisja e punimeve për rindërtimin nga e para e stadiumit “Loro Boriçi”.

    Puna nisi në maj të vitit 2015, ndërsa impianti ishte gati për të pritur ndeshjen e parë në gushtë të vitit 2016.

     Një impiant tjetër modern me një kapacitet pret 16,000 vendesh dhe i kategorisë 4 të UEFA-s, njësoj si “Elbasan Arena”. Sfida hapëse ishte miqësorja Shqipëri-Marok, që përfundoi në barazim 0-0 dhe u luajt më 31 gusht 2016.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark