×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rexhaj: Nuk e kam besuar asnjëherë që opozita do të shkëputet nga realiteti

    Insajderi
    08 January 2024 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë që opozita është shkëputur nga realiteti.

    Ky reagim i tij vjen pas deklaratave të fundit të kryetarëve të partive opozitare, të cilët vitin 2023 e quajtën të dështuar për Qeverinë Kurti.

    “Kam dëgjuar në të kaluarën për Qeveri që kritikoheshin se janë të shkëputura nga realiteti. Por që vjen puna që opozita të jetë kështu e shkëputur nga realiteti, nuk e kam besuar asnjëherë”, ka shkruar Rexhaj në rrjetin e tij në Facebook.

    Gjatë ditës së sotme, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se nuk mbahet mend kur Kosova të ketë pasur një vitë më të humbur se sa vitin 2023.

    Më tutje Haradinaj tha se qeveria po mundohet që dështimet t’i paraqesë si suksese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark