×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rexhaj: Tokat e Manastirit nuk kthehen por Asociacioni nuk bëhet

    Insajderi
    09 May 2024 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, e ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare duke thënë se e kanë bërë kusht Asociacionin për anëtarësim në KiE.

    Rexhaj u pyet se a do kthehen tashmë tokat e Manastirit të Deçanit, pasi Kosova nuk u bë pjesë e agjendës në KiE.

    Rexhaj u përgjigj duke thënë se “nuk kthehen tokat e manastirit por nuk bëhet Asociacioni…”.

    Deputeti i VV-së, tha se bashkësia ndërkombëtare kushtëzimin për Asociacionin është duke e bërë si formë shantazhi.

    “Pse është kushtëzim deri në shantazh çështja e Asociacionit, nëse do ishte punë e kryer, Kosova do ishte sot në agjendë për anëtarësim në KiE. Kjo tregon qartazi, edhe Kurti tha se edhe brenda komisioneve parlamentare ku ka pasur amendamente të ndryshme se a duhet të jetë kusht Asociacioni apo jo, edhe atje ka kalu. Ka qenë kusht vetëm Manastiri atë kusht e kemi përmbush… duke besu fuqishëm që aleatët tanë ndërkombëtarë, ShBA, po na kërkojnë një gjë të tillë për anëtarësim. Kjo nuk u bë, na u kërkua diçka shtesë, këtë nuk e bëjmë”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark