Klubi i Ligës së Parë të Kosovës, Phoenix-Banjë e ka prezantuar përforcimin e parë të skuadrës për afatin kalimtar të janarit, Fatmir Rexhajn.
Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit të Phoenix në rrjetet sociale.
Rexhaj i është bashkuar skuadrës nga Trepça ’89.
Në pamjet e publikuara në faqen zyrtare, Phoenix dhe Rexhaj kanë nënshkruar kontratën në një kafene.
NJOFTIMI I PLOTË:
Mirësevjen Fatmir Rexhaj
Me transferimin e Fatmir Rexhaj e hapim zyrtarisht edhe afatin kalimtar të janarit!
Qendërmbrojtësi Fatmir Rexhaj i bashkangjitet klubit tonë për këtë sezonë.
Rexhaj ishte pjesë e Trepçës89 ku pati një paraqitje mjaftë të mirë.
Fatmir Rexhaj llogaritet si futbollist me potencial dhe cilësi.
Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë sezonë.
N’a priftë e mbara./Demokracia.com/