×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Hoti shfrytëzon edhe një emision televiziv për t’i thurur lavde Thaçit

    Insajderi
    08 March 2017 - 23:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Rexhep Hoti ka vazhduar t’i thurë lavde presidentit Hashim Thaçit, për inicimin e projektligjit për transformimin e FSK-së në ushtri.

    Hoti kishte shfrytëzuar paraqitjen në televizionin publik ku ishte ftuar të fliste për “Epopenë e UÇK-së” por kishte folur për presidentin e vendit.

    Pasi ka folur shkurt për familjen Jashari, Hoti kishte lartësuar punën e Thaçit.

    “Në këtë ditë të madhe për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për Kosovën, sot patëm një nismë të jashtëzakonshme, të madhe, nga presidenti i Republikës, z.Hashim Thaçi, i cili në pajtueshmëri me kompetencat që ka edhe kushtetuese edhe ligjore, në ditën e madhe, në ditët e marsit, në ditët e Epopesë i gëzoi edhe të rënët edhe të gjallët, sepse së shpejti, brenda ditëve do të procedohet edhe Ligji për ushtrinë”, kishte thënë Hoti në RTK.

    Njejtë ka bërë edhe të mërkurën mbrëma në emisionin “Click” të RTV 21.

    Ai e ka përsëritur fjalinë e tij të njohur për Thaçin, duke e cilësuar si “njeri të vendimeve të mëdha”.

    “Presidenti Thaçi është njeri që merr vendime të mëdha, duke bashkuar të gjithë skenën politike”, ka thënë Hoti.

    Ai ka vazhduar tutje lavdet ndaj Thaçit.

    “Nuk do të zgjatet as një muaj dhe Qeveria do ta dërgojë projektligjin në Kuvend. Më së largu deri javëne  ardhshme. Qeveria e mbështetë nismën e z.Thaçi”, ka thënë ai. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark