×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Kadriu kritikon ish-qeverinë e Albin Kurtit

    Insajderi
    27 January 2021 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Ministrisë Ekonomisë dhe Ambientit Rexhep Kadriu, ka kritikuar qeverinë Kurti për zvarritjet në Autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë.

    Këto kritika Kadriu i bëri pas takimit me kryetarin e Komunës së Gjilanit ku kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi për efiçiencën e Ndriçimin në Gjilan.

    “Në qeverinë e kalume Kurti, mjetet financiare që kanë qenë të dedikuara për autoradën e Gjilanit janë ndërprerë. Unë jam i shqetësuar me investimet të cilat janë bërë në autostradë sepse është shtyrë dinamika e punimeve deir në vitin 2023”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë Qeveria Kurti, për pesë muaj qeverisje, e ka rishikuar buxhetin dhe i ka ndaluar mjetet që ishin paraparë për autostradën.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark