Rexhep Kadriu është kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare 2021 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK.
Politikani nga Gjilani, zëvendësministër në detyrë i Ekonomisë, i ka hyrë garës për deputet me numrin 23 në listën e AAK-së.
Në një shkrim në Facebook disa ditë më parë, ai ka thënë se këto zgjedhje të parakohshme duhet të nxjerrin një udhëheqës si Ramush Haradinaj president të vendit.
“Këto janë zgjedhje të parakohshme në një situatë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, zgjedhje këto të cilat duhet të nxjerrin udhëheqës të dëshmuar në të gjitha etapat e historisë, dhe Aleanca e ka Ramush Haradinajn për President, dhe deputet që përfaqësojnë interesin qytetarë e nuk i dëgjojnë fishkëllimat e atyre që e urrejnë suksesin e tjetrit”, ka thënë ai.
Kadriu, para se të ushtronte funksionin e zv/ministrit të Infrastrukturës në Qeverinë Haradinaj, ka mbajtur pozitën e nënkryetarit të Komunës së Gjilanit. /Insajderi.org