×
  • Lajme
  • Lajme

    Rexhep Osmani suspendohet pas dyshimit për ngacmim seksual

    Insajderi
    24 May 2016 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lajmin për suspendimin e profesorit Osmani e ka konfirmuar Afrim Hoti, prorektor për bashkëpunim ndërkombëtarë në UP.

    “Rektori ka marrë vendim për  suspendimin e z. Osmani deri në zbardhjen e plotë të rastit”, tha Hoti, njofton Gazeta Fjala.

    Studentja që është ngacmuar të premten nga ish-ministri i Edukimit Rexhep Osmani, e kishte lajmëruar policinë dhe bashkëshortin e saj.

    Osmani, pati mohuar të ketë ngacmuar seksualisht studenten, ashtu siç ishte raportuar, por ai ka pranuar se e ka përqafuar studenten ne fjalë dhe kjo sipas tij është keqkuptuar nga ana e saj.

    Ai kishte thënë se përqafimin ndaj studentes e ka bërë meqë ka pasur lidhje familjare me të.

    “Ka qenë një keqkuptim dhe s’ka pasur asgjë tjetër. Ajo që e ka keqkuptuar ka lajmëruar policinë në prill edhe kam shkuar në polici, e kam dhanë deklaratën. Çdo gjë do të jetë okej sepse prindërit kur kem biseduar [me ta] i kam sqaruar se kjo më ka thënë që i ka do të njohshëm, kushërira të mija, dhe unë jam sjellë normalisht me të”, kishte thënë Osmani.

    Prokuroria e Kosovës pak ditë më parë ka konfirmuar për Insajderin se ka filluar ta hetojë rastin. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark