Insajderi
Lajme

Rexhep Selimi i prinë Vetëvendosjes në Prekaz

Insajderi
06 March 2016 - 11:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi ka qenë prijës i delegacionit të kësaj partie në Prekaz ku kanë bërë homazhe tek varri i komandantit legjendar Adem Jashari.

Selimi u bë temë debati pasi me 26 shkurt nga Kuvendi i Kosovës në seancën kur po zgjidhej Hashim Thaçi president, tha se “familja Jashari nuk e do atë për president” duke ngjallur kështu reagimin e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, një tjetër ish luftëtar i UÇK-së, Ramiz Lladrovci.

Selimi i ka prirë delegacionit të partisë së tij  bashkë me kryetarin Visar Ymeri dhe ish liderin Albin Kurti me anëtarët e tjerë.

Sipas ambasadorit Lladrovci, Selimi e ka tradhëtuar Adem Jasharin dhe se për këtë ka thënë ta ketë të arkivuar zërin e komandantit Adem Jashari.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark