
Deputetja boshnjake dhe kryetarja e NDS-së, Emilja Rexhepi, ka shprehur optimizëm për formimin e institucioneve të reja.
“Mendoj se gjithçka do të jetë mirë sa i përket formimit të institucioneve“, thotë ajo.
Ajo u shpreh se për partinë e saj, situata është e qartë dhe se ata janë të gatshëm të mbështesin qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.
“Ne mbështesim qeverinë e re të Albin Kurtit“, shtoi ajo.
LEXO EDHE:
Rexhepi sugjeron se mazhoranca e tanishme, përkatësisht ajo që udhëhiqet nga Albin Kurti, nuk do zgjedhje.
“Mazhoranca nuk do zgjedhje“, u shpreh Rexhepi për FrontOnline.
Megjithatë, Rexhepi theksoi se nëse nuk arrihet një marrëveshje e pranueshme për të gjitha palët, NDS është e gatshme të shkojë në zgjedhje.
“Nëse jo, jemi gati të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se partia e saj do të kërkojë një zgjidhje tjetër, nëse negociatat nuk e çojnë vendin drejt stabilitetit të duhur politik.