×
  • Sport
  • Sport

    Rexhepi reagon pas lajmeve se familjari i tij është arrestuar për kurdisje

    Insajderi
    03 March 2023 - 18:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sekretari i klubit të futbollit Llapi, Muhamet Rexhepi ke reaguar pas lajmeve se familjari i tij është njëri prej të arrestuarve për kurdisje të ndeshjeve në Francë.

    Rexhepi nuk e mohon se ka lidhje familjare me të arrestuarin në Francë, madje shton se ai është djali i vëllait të tij, por sipas sekretarit të Llapit, Altrimi nuk është arrestuar.

    “Duke parë publikimin e fundit të Gazeta Metro, reagoj fuqishëm dhe mohoj të gjitha shkrimet që janë shpifje dhe gënjeshtra të kulluara që kanë për qëllim destabilizimin dhe prishjen e atmosferës në klub. Altrimi nuk e kamë vëlla po djal të vëllaut dhe Altrimi nuk ka qen kurr ne jeten e tij i arrestuar aq më pak per këto gjëro qe ju paskeni thën!”, thuhet në reagimin e Rexhepit.

    Rexhepi ka shtuar se ai do të padisë gazetën në fjalë për shpifje.

    “Për gjitha këto gënjeshtra dhe shqetësime qe jeni duke naj bër neve si klub dhe tash edhe familjare shihemi në Gjykatë”, përfundon reagimi i tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark