Rey Manaj po vazhdon të shkëlqejë në futbollin turk.
Sulmuesi shqiptar e realizoi një dygolësh kundër Hataysporit në fundjavën që shkoi duke ia siguruar fitoren Sivassporit me rezultat 3:2.
27 vjeçari shënoi në minutën e 43-të dhe në atë të 73-të nga penalltia për t’ia siguruar fitoren ekipit të tij në Superligën turke, kurse një gol tjetër për vendësit e shtoi Samba Camara, shkruan “Gazeta Express”.
Për këtë, faqja e specializuar për vlerën e lojtarëve – Sofascore e ka vlerësuar sulmuesin lushnjar duke e futur në ekipin ideal të javës.
Ish-futbollisti i Interit e Barcelonës e gjen veten përkrah Mauro Icardit të Galatasarayt në sulmin e formacionit të javës në Turqi.
Përfaqësuesi shqiptar, i cili iu mungoi Kuqezinjve në ndeshjet e tetorit, u vlerësua me notën 8.4
Manaj i ka realizuar tre gola në gjashtë ndeshje në nëntë xhirot e para të sezonit në Superligën turke.