Rezi, Xheneta dhe Drenusha kanë diskutuar për kaosin e mbrëmshëm në BBVK.
Pas një përplasjeje me Xuxin, Xheneta hyri në dhomën e gjumit dhe goditi fort dy tenxhere, duke shkaktuar një ‘hallakamë’ mes banorëve.
Rezi, gjatë bisedës, i shprehu Xhenetës se veprimi i saj ishte i papërshtatshëm.
“Sepse gjesti yt ishte i gabuar. Këtu ka një rregull, kur fiket drita, do të thotë se është koha për të fjetur,” i tha ai.
Megjithatë, Xheneta e kundërshtoi, duke theksuar se nuk ishte penduar për veprimin e saj gjatë ditës.