×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Rezistenca: Tregimi i 29 gushtit, 1990

    Insajderi
    12 June 2023 - 21:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    (Shënim vlerësues për ekspozitën personale “Rezistenca” të fotografit të njohur kosovar, Hazir Reka)

    Autor: Halil Matoshi, shkrimtar, njohës i kulturës

    1.

    Për nder të vizitës historike të Bob Dole në Kosovë, 33-vjet më përpara, nën përkujdesje të Komunës së Prishtinës dhe Kryetarit Përparim Rama, çelet ekspozita tematike e Maestro Hazir Rekës “Rezistenca”, në Hotelin Grand, në vendin autentik ku ndodhi kjo ngjarje që karakterit historik të kryeqytetit ia shton edhe karakterin epik dhe estetik.

    Përjashtë këtij holli, dheta mija shqiptarë që kishin dalë ta prisnin delegacionin e Senatit amerikan, u përplasën me policinë serbe!

    Reka dëshmon duke i zgjatue në kohë ato ftyra, atë epokë dhe personazhin tashmâ eternal, Faik Rexhepin, njeriun që Lidhjën me tokën e tina e bân dramë universale mbijetese e qindrese.

    Mezomedium

    “Në Jugosllavi thyhet protesta shqiptare” – ishte titulli në prestigjiozen The New York Times (marrë nga Asoshieted Press) me 30 gusht 1990.

    2.

    Hazir Reka këtë herë fokusin e hedh

    tek tregimi i parë me amerikanë të fortë e të drejtë në kryeqytetin Prishtinë.

    Dr. Ibrahim Rugova është njeriu që ua zbërthen këtë tregim të trisht të cilin amerikanët e shohin me sytë në nivel zemre!

    Se si shtypej nji popull tue lypë liri!

    Maestro Reka i ka përjetësuar ato pamje të shumë palë syve me syrin e vet të mprehtë për rezistencën shembullore ndaj dhunës brutale. Milicë me parzmore çeliku që vërsulen mbi njerëz që ngrisin naltë dy gishta, pak groteskë por të vendosun si me kanë t’bimë në kit’ tokë, sikur nuk kanë me u

    zmbrapsë kurrë nga t’lypunit liri.

    Legjendare.

    Vërtet tablotë e Hazir Rekës përmbajnë tone dramatike që flasin me dritëhijen e përballjës së të mirës me të ligën, paqesores me brutalen.

    Njeriut që kërkon lirinë me shtypësin e tij.

    3.

    Tue mbrojtun vlerën estetike të vërtetësisë, due me argumentue se refuzimi i i rëndësisë estetike të vlerës historike âsht i gabuem. Përkundrazi, njohja e rândësisë estetike të vlerës historike tregon rrugën drejt rimendimit të dominimit të vetë normave të autenticitetit.

    Falemnerës Maestro!

    P.S.

    Shoqërues të Senatorit legjendar Robert Bob Dole në udhëtim në Kosovë, më 29 gusht 1990 ishin edhe senatorët John W. Warner nga Virxhinia, Jake Garn nga Utah, Don Nickles nga Oklahoma, Alfonse M. D’Amato i Nju Jorkut, Steve Symms i Idaho dhe Connie Mack nga Florida.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark