×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Rezultate pozitive, përshpejtim i dialogut”, Lajçak shton presionin përpara takimit Kurti-Vuçiq

    Insajderi
    10 September 2023 - 22:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se po pret rezultate pozitive dhe përshpejtim të procesit të dialogut nga takimi i 14 shtatorit në Bruksel, ku në tryezë diskutimesh do të jenë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Lajçak, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar për takimet përgatitore, përfshirë edhe atë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin, shkruan Gazeta Insajderi.

    Emisari i BE-së ka thënë se de-përshkallëzimi i situatës në veri është prioritet në agjendën e tij.

    “Përgatitjet për takimin e nivelit të lartë në kuadër të dialogut më 14 shtator janë me shpejtësi të plotë dhe ne po punojmë drejt rezultateve pozitive”, ka shkruar ndër të tjera Lajçak.

    Ai ka njoftuar se përgjatë javës është takuar me komandantin e KFOR-it dhe emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

    “Pas kthimit tim në Bruksel të enjten mbrëma, prapëseprapë arrita të takohesha me mikun tim 🇬🇧 të dërguarin e Ballkanit Perëndimor Lord Peach. Kemi shkëmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit në rajon. Vlerësimi i Lord Peach për situatën e sigurisë si një ekspert me përvojë në atë fushë vlerësohet gjithmonë”, tha ndër të tjera Lajçak. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark