×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rezultatet deri në orën 15:00- dalje e ulët, Zveçani vazhdon të mos ketë asnjë votues

    Insajderi
    21 April 2024 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur rezultatet e daljeve të votuesve në katër komunat veriore për votimin për apo kundër largimit të kryetarëve aktualë në këto komuna.

    Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se në Zveçan ende nuk ka asnjë votues, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Duke u mbështetur në të dhënat që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve, ju njoftojmë se procesi i votimit është duke vazhduar dhe se qendrat e votimit janë të hapura. Sipas të dhënave që kemi pranuar nga komisionet komunale të zgjedhjeve në këto komuna, numri i qytetarëve që kanë votuar deri në orën 15:00 është si në vijim: Në Leposaviq kanë votuar 122 votues, në Zubin Potok 17, në Zveçan nuk kemi votues dhe në Mitrovicë të Veriut 64 votues”, tha Elezi.

    Ai në emër të KQZ’së i bëri thirrje qytetarëve të katër komunave veriore që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark