Insajderi
Lajme

Rezultatet e para në Prishtinë – publikohen të dhënat fillestare zyrtare nga KQZ për kryeqytetin

Insajderi
07 June 2026 - 19:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Rezultatet e para në Prishtinë – publikohen të dhënat fillestare zyrtare nga KQZ për kryeqytetin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesimin e formularëve të parë të rezultateve preliminare edhe për komunën e Prishtinës.

Sipas përditësimit të sistemit në orën 19:44, në kryeqytet janë procesuar 4 nga 262 vendvotime sa janë gjithsej (apo 1.53%).

Në këto kuti të para të numëruara në Prishtinë (gjithsej 451 votues të procesuar), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) udhëheq bindshëm me 48.06% (211 vota).

Ndryshe nga rezultatet në nivel vendi, në kryeqytet vendi i dytë aktualisht mbahet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 33.71% (148 vota), ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e treta me 14.58% (64 vota). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 1.82% (8 vota).


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark