×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Rezultati në PISA, këshilltari i ministres Gërvalla i reagon ministres Nagavci

    Insajderi
    06 December 2023 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kosova u pozicionua në vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë në testin e PISA’së për vitin 2022. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ia la fajin pandemisë dhe ndërrimit të shpeshtë të qeverisë.

    Arsyetimin e minstres Nagavci e quajti ‘qesharak’ dhe të ‘papërgjegjshëm’, Rexhep Gjergji, këshilltar i Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

    Arsyetimi i Ministres se Arsimit….. për rezultatin e dobët në PISA është qesharak dhe i papërgjegjshëm!”, ka shkruar Gjergji në Facebook.

    Kujtojmë se, viti 2022 është hera e tretë që Kosova iu është nënshtruar testit për vlerësim ndërkombëtar të nxënësve, i njohur si PISA.

    PISA është testi më i madh ndërkombëtar në botë për arsim, i cili bën vlerësimin e njohurive të nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë.

    Rezultatet e testit të mbajtur në vitin 2015 ishin publikuar në vitin 2016, dhe Kosova ishte radhitur në vendin e 68-të në mesin e 72-vendeve që kishin marrë pjesë në test.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark